Chris Smalling, ka pranuar se ekipi duhet të përmirësohet në mbrojtje pasi po tenton këndelljen nga dy humbjet e njëpasnjëshme.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, ka pranuar se ekipi duhet të përmirësohet në mbrojtje pasi po tenton këndelljen nga dy humbjet e njëpasnjëshme.
Të dielën ekipi i Jose Mourinhos fitoi me rezultat 2 me 0 kundër Burnleyt ndërsa në tri ndeshjet e para pësoi shtatë gola.
“Sezonin e kaluar mbajtëm më shumë portën pa pësuar gol sivjet kemi pësuar gola të hershëm”, ka thënë Smalling.
“Duhet të rikthejmë atë që kemi bërë në sezonin e kaluar kur kemi pësuar më pak gola, siç ishte ndeshja e së dielës. Varet nga ne që të ngrihemi dhe të marrim rezultatet. Jemi të lumtur me fitoren”.

Previous Next