Thibaut Courtois është transferuar gjatë kësaj vere në Real Madrid.

Belgu më herët ishte pjesë e rivalit nga qyteti, Atletico Madrid. Asokohe, skuadrat ishin takuar në finalën e Ligës së Kampionëve, dhe Real Madrid kishte mposhtur Atleticon. Courtois ka bërë të ditur se lojtarët po e tallin për atë humbje që i kanë shkaktuar në vitin 2014. “Ata nganjëherë bëjnë shaka për humbjen që më shkaktuan në Lisbonë. Ata janë një grup kompetitiv dhe duan vetëm të fitojnë” ishin fjalët e portierit. Cortuis debutoi me Real Madridin në ndeshjen ndaj Leganes, të cilën “Los Blancos” e fituan me rezultat 4:1.

Previous Next