Vëllai i Paulo Dybala e ka kritikuar ashpër trajnerin në detyrë të Argjentinës, Lionel Scalonin, pasi ylli i Juventusit u la në stol për ndeshjen kundër Kolumbisë.

Argjentina barazoi pa gola me Kolumbinë në një ndeshje miqësore në SHBA, me Mauro Icardin dhe Exequiel Palacios që e nisën nga fillimi në sulm. Yllit të Juventusit nuk i ishte dhënë rasti as në fitoren ndaj Guatemalës në një miqësore tjetër, ndërsa edhe mbrëmë u la në stol. Kjo siç duket e ka zemëruar vëllain e tij, Gustavon, i cili zgjodhi Twitterin për ta shfryer zemërimin ndaj Argjentinës. “Nëse nuk përfitojnë para nga ju, atëherë nuk luan”, shkroi ai. Dybala është në një moment të vështirë, pasi edhe te skuadra e tij është lënë në stol vazhdimisht që prej ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Previous Next