Mund të duket gati e pamundur, por me shumë gjasa do të jetë e vërtetë, me stadiumin “San Paolo” të Napolit që rrezikon të mos licencohet nga UEFA për ndeshjet e këtij sezoni në Champions League.

Kjo për shkak të gjendjes së impiantit mitik në Itali, i cili prej kohësh po vuan degradimin dhe mungesën e fondeve për të bërë një rikonstruksion të plotë të tij. Për këtë është ankuar shpesh edhe vetë presidenti i Napolit De Laurentis, i cili ka akuzuar dhe Komunën e qytetit për neglizhencë në këtë drejtim, që është dhe pronare e stadiumit. Në këtë mënyrë Napoli me shumë mundësi do të luajë ndeshjet si pritëse këtë sezon në Europë në stadiumin e Barit, rreth 200 kilometra larg. Kujtojmë se skuadra e Serisë A ndodhet në grupin C të këtij sezoni në Champions League, së bashku me PSG, Liverpool dhe Crvena Zvezda.

Previous Next