Gruaja e Wanda Nara dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit ka konfirmuar se Juventusi dhe Napoli janë dy skuadrat që u interesuan për të nënshkruar me kapitenin e zikaltërve.

"Është e qartë se do të ketë oferta për një sulmues si Mauro, por zgjedhja e tij ishte e qartë që nga fillimi”, tha Wanda Icardi për Tiki Taka, shkruan Sportmediaset,"Juventusi e vëzhgoi atë, por Cristiano Ronaldo ishte objektivi i tyre kryesor për Ligën e Kampionëve."Unë bëj punën time, nëse klube të tjera më telefonojnë, atëherë unë i përgjigjem, por vendimi përfundimtar është gjithnjë i Mauros”, vijoi ajo."Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis? E takova, ai është një person shumë i mirë. Ne folëm për pak gjëra, por Icardi vendosi të mos largohet. Ai bëri një ofertë në drejtim të Interit, por Mauro e refuzoi”, përfundoi ajo.Kujtojmë që sulmuesi kishte një klauzolë lirimi me vlerë 110 milion euro për klubet e huaja, por dy javët e fundit ai mori vendimin për të qëndruar me “Nerazzurrët”.


Previous Next