Paris Saint Germain ka debutuar me humbje në Champions League, pasi u mund nga Liverpool 3-2.

Por mesa duket në klub ka edhe telashe të tjera. Sic raportohet në mediat italiane, te PSG ka nisur një "krisje" me brazilianin Thiago Silva. Mbrojtësi dhe klubi kampion i Francës nuk kanë arritur ende marrëveshje me njëri-tjetrin për të vazhduar kontratën. Dhe sipas asaj që bën me dije “Le10Sport” 33-vjeçari mendohet që të shitet në merkaton e Janarit. Ndërkohë në emrat që kërkojnë shërbimet e Tiago Silvës përmendim Milanin, Juventusin, Napolin dhe Romën.

Previous Next