Massimo Allegri dëshiron që të ndjek hapat e Fabio Capellos në Milan duke thyer rekord në fillim të kampionatit.
Djemtë e Allegrit kanë fituar të 10 ndeshjet e tyre hapëse dhe tani janë vetëm tri fitore më pak që do të thyente rekordin e Capellos në Milan që e arriti në vitin 1992, kur ata fituan 13 ndeshjet e tyre të para.
“Si një djalë i ri me kanë pëlqyer trajnerët fitues, si Capello. Ne dëshirojmë të jemi numër 1”, tha Allegri. Bardhezinjtë kanë tri ndeshje jo edhe aq të rënda në Serie A. Ata presin Genoan javën e ardhshëm para se të udhëtojnë në Tuscany për t’u përballur me Empolin. Kurse ndeshjet e para të nëntorit në shtëpi kundër Cagliarit.