Kryesia e Skifterëve ka apeluar tek të gjithë anëtarët dhe tifozët e KF Gjilanit që të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe Kosovën në ndeshjet e radhës.
Po ashtu, përmes një komunikate për media thuhet se “Popull i dashur , mos përçani , jemi mjaftueshëm shqiptarë për të dhënë mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që na përfaqësojnë”.
“Përkundër se ne si tifogrup jemi të distancuar dhe nuk marrim pjesë në forma organizative në tifogrupet e përfaqësueseve për arsye tashmë të njohura ne do të jemi gjithëmonë aty ku flitet dhe luhet SHQIP. Skifterat do të vazhdojnë të jenë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës në preferenca individuale. Popull i dashur , mos përçani , jemi mjaftueshëm shqiptarë për të dhënë mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që na përfaqësojnë. Etiketimet dhe njollosjet për tradhëti që degjuam sot rrjedhin nga profiterët mediatik dhe nuk guxojmë të lejojm të mbjellin urrejtje dhe padyshim nuk do të arrijnë. Xhamadani vija vija, Rroftë KOSOVA, Rroftë SHQIPËRIA”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Skifterave të KF Gjilanit.
