Dembele përfaqëson skandalin më të madh te Barça!
Francezi, i kritikuar nga të gjithë pasi nuk po jep atë që pritej prej tij te Bacelona përfaqëson një skandal edhe më të madh se paraqitjet e tij zhgënjyese, sipas spanjolles “Don Balon”.
Në “Camp Nou” thuhet se Barcelona ka patur në dorë blerjen e Salah, ylli që tani luan për Liverpool. Egjiptiani iu ofruar katalanasve për 40 milionë euro kur luante te Roma. Një operacion ky që u refuzua prej spanjollëve. Arsyeja? Ousmane Dembele. Trajneri Valverde, drejtori sportiv Fernandez dhe presidenti Bartomeu zgjodhën të përqendroheshin vetëm te Dembele, që do t’i kushtonte klubit plot 140 milionë euro. Salah, që u transferua tek “Të Kuqtë” po atë verë, mund të kishte kaluar te “blaugranat” për 100 milionë më pak se Ousmane, që tani është kthyer në një problem në “Camp Nou”.
