Cengiz Under ka bërë një start të mrekullueshëm në Serie A me Romën.
Cengiz Under është duke treguar një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të Serie A, ku është bërë cak i shumë skuadrave. Arsenali është në pozicion ideal që ta transferoj Cengiz Underin nga Roma, ku në garë është edhe Bayern Munich. Arsenali e di se për t’i marr shërbimet e anësorit turk, duhet paguajnë plotë 40 milionë funte. Roma do të rezistoj që ta mbaj Underin në skuadër, mirëpo një ofertë e tillë, mund t’i lëkundë ata nga qëndrimi i tyre.
