Babai i Julen Lopetegui ka kritikuar Real Madridin për siç thotë ai ‘vjedhjen e 50 golave djalit të tij’ pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Kampionët evropianë shitën yllin portugez te Juventusi në një marrëveshje 100 milionë eurosh dhe rikthyen Mariano Diazin në klub, si zëvendësim të vetëm në skuadrën e parë.
“Cristiano Ronaldo ishte i mirë”, ka thënë fillimisht Jose Antonio për El Mundo Deportivo. ” Të gjithë kemi defekte, por del se ai shënoi 50 gola në sezonin e fundit”. “Ai mungon. Realit i mungon një golashënues i shquar. Ata nuk kanë sjellë një të ri”. “Ishte folur për Neymar dhe të tjerë, por askush nuk erdhi. Ata kanë vjedhur 50 gola nga djali im”. “Ai duhet të vendosë me atë që ka në dispozicion dhe mos të gaboj. Ai është i kënaqur me lojtarët që ka”. “Ai zakonisht thotë: ‘Kam njerëz të mëdhenj, ata japin gjithçka që kanë. Ai nuk i fajëson lojtarët. Por kur nuk ka material, nuk ka. Kishte, por ai u largua”, përfundoi babai i Lopeteguit.