Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e trajneri Julen Lopetegui, mediat në Spanjë janë marrë edhe me përmbajtjen e komunikatës së klubit.

Së paku një pjesë e kësaj komunikate është cilësuar si poshtërim për ish selektorin e Spanjës.


“Bordi është i mendimit se ka një mos-përputhje të madhe midis cilësisë së ekipit të Real Madridit, që i ka 8 lojtarë të nominuar për Topin e Artë dhe rezultateve, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më herët në histori, dhe rezultateve të arritura në fushë”, thuhet në pjesën e komunikatës që ka provokuar shumë polemika. Po ashtu, bordi ka vendosur që trajner i përkohshëm të jetë Santiago Solari, i cili do ta udhëheq skuadrën duke filluar nga nesër, ditën e martë. Ndryshe, Lopetegui u shkarkua pas humbjes së thellë të pësuar nga Barcelona me shifrat 5:1 në Camp Nou.

Previous Next