Skuadra e Bayern Munich e ka humbur shkëlqimin e saj në vitet e fundit edhe për shkak të pasivitetit në merkato për të sjellë në Munich lojtarë të rinj dhe me prespektivë.
Së fundmi drejtuesit e skuadrës gjermane kanë menduar për talentin e Manchester City, Leroy Sane. 22 vjeçari që aktivizohet me skuadrën e Manchester City shihet si një investim i madh për të ardhmen. Nisur nga ky interesim, drejtuesit e skuadrës angleze po mendojnë për të rinovuar kontratën lojtarit deri në vitin 2023 pasi aktualja përfundon në vitin 2021. Në rast se palët do të bien dakord do të ketë edhe një rritje page.
