Trukimet e ndeshjeve në futbollin e sotëm nuk përbëjnë më çudi pasi raste të tilla ka pafund.

Dyshime janë ngritur së fundmi për ndeshjen e champions league mes Paris Saint Germain-Crvena Zvezda.


Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për këtë ndeshje pas sinjalizimeve nga UEFA. Përballja mes tyre rreth dy javë më parë përfundoi me fitoren e PSG me shifrat 6-1. shkruan Albeu.com Në këtë takim, një prej dreëjtuesve të skuadrës serbe ka vendosur 5 mln euro bast që skuadra e tij humbet me 5 gola diferencë. Sipas raportimeve, ky drejtues ka tentuar të kontaktojë edhe me presidentin e PSG Naser Al Khelaifi, por nuk i’a ka arritur synimit. Klubi serb ka përgënjeshtuar këto zëra duke i akuzuar si lajmë të rreme që duan të prishin imazhin e skuadrës.

Previous Next