“El Clasico” dhe 4 heronjtë e papritur të Real Madrid “El Clasico”, është një nga ndeshjet më të ndjekura në botë: tifozët e futbollit në të gjithë botën, sigurohen që të mos e humbin këtë sfidë, në të cilën luajnë disa prej yjeve më të mëdhenj të botës së futbollit.
Gjithsesi, ndonjëherë, nuk janë yjet ata që bëjnë diferencën… Këto janë katër rastet kur një hero i papritur i Real Madrid, arrin të lërë shenjë kundër Barcelonës: Camacho, “hija” e Cruyff Në fillim të vitit 1975, Barcelona shkoi në Madrid pas një fitoreje 5-0 të marrë kundër Real një vit më parë dhe me tre herë fituesin e “Topit të Artë”, Cruyff, që ishte lideri i tyre. Trajneri i Reali-t, Milan Miljanic, zgjodhi ta markonte mjeshtrin holandez me mbrojtësin 20-vjeçar Jose Antonio Camacho. “Nuk kisha asgjë për të humbur,” tha Camacho disa vite më vonë. “Ai ishte lojtari më i mirë në botë, un isha vetëm një fëmijë!”. I ndjekur kudo nga i palodhuri Camacho, Cruyff nuk arriti të dilte në lojën e tij dhe Real-i doli fitimtar me rezultatin 1-0. Markuesi i tij, i cili luajti për 15 vite në “Bernabeu”, u bë i njohur në arenën ndërkombëtare. Predha e mrekullueshme e Aragon Në 1990-ën, Barcelona dhe Real Madrid u përballën në Superkupën e Spanjës. Madrilenët triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 5-1 pas një fitoreje 4-1 të marrë në ndeshjen e kthimit.
Ka qenë produkti i akademisë, Santi Aragon, i cili sapo kishte nisur atë që do të ishte sezoni i tij i vetëm në ekipine parë të Real, që ka rrumbullakosur fitoren me një gjuajtje të bukuar nga 36 metra. Pasi fitoi topin në mesfushë, Aragon avancoi përpara, pa daljen e Andoni Zubizarreta dhe bëri një gjuajtje të saktë, që përfundoi në trekëndëshin e portës. Pas huazimeve tek Espanyol, Logrones, Real Valladolid dhe Real Zaragoza, mesfushori me në fund u transferua përfundimisht tek Zaragoza në 1993, duke luajtur për një dekadë në “La Romareda”. Anelka zhbllokohet në La Liga I prirë për t’i shtuar zjarrin sulmit të Real Madrid në verën e vitit 1999-ë, presidenti Lorenzo Sanz i besoi Nicolas Anelka, duke e marrë sulmuesin e ri francez nga Arsenal për një shifër prej 30 milionë euro. Gjithsesi, periudha e Anelka në Bernabeu nuk ishte e mirë dhe në sezonin e tij të parë ai dështoi të gjente rrjetën në La Liga deri në fund të shkurtit. Të paktën zgjodhi një ndeshje të mirë për t’u zhbllokuar, pasi shënoi golin e dytë për skuadrën e Vicente del Bosque, teksa ata morën një fitore 3-0 kundër Barças. Roberto Carlos dhe Fernando Morientes shënuan dy golat e tjerë për “merengues”.
“Bisha” mund Barcelonën në “Camp Nou” Julio Baptista, i njohur ndryshe si “Bisha”, foli për “AS” këtë javë rreth golit të tij të paharrueshëm kundër Barcelona-s në fund të vitit 2007, gol që i dha fitoren 1-0 Real Madridi-t në “Camp Nou”, duke e çuar skuadrën e Bernd Schuster shtatë pikë para katalanasve dhe që do të ishte vendimtar në fitimin e titullit të dytë radhazi nga madrilenët. “Ka qenë një nga momentet më të rëndësishme në jetën time,” ka thënë braziliani. “Iker Casillas bëri një pasim të gjatë topin në fushë dhe një nga lojtarët e Barçës e largoi, por duke e dërguar te Raul, i cili ma pasoi me kokë. Unë kombinova me Rudd van Nistelrooy dhe më pas godita me sa fuqi kisha.”