Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, duket se ka vendosur të ndryshojë kurs dhe synon të sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin senegalez Sadio Mane, që luan në Premier League me Liverpool.

Ai ishte protagonist dje i dy golave në fitoren 4-1 që “reds” arritën ndaj Cardiff.


Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, skuadra “merengues” ka gati ofertën prej 115 milionë eurosh për të marrë yllin e skuadrës së trajnerit Klopp. Perez është një fans i Mane, madje edhe në merkaton e verës së këtij viti u përfol për një transferim të senegalezit në La Liga, por në fund asgjë nuk u konkretizua. Real Madrid është në kërkim të dëshpëruar të forcave të reja në repartin sulmues, por deri më tani asnjë blerje “big” nuk është bërë që pas largimit të CR7. Ndaj, senegalezi konsiderohet i përkryer për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga largimi i sulmuesit portugez.




Previous Next