Milan ka marrë edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës. Në një natë të mbushur me emocione, skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur të mposht grekët e Olympiacos me rezultat 3:1, duke përmbysur rezultatin.

Kjo ndeshje në disa raste kishte edhe momentet e saja gazmore. Një rast i tillë u pa tek festa e golit të Milanit. Teksa i gjithë ekipi po festonte golin, Calhanoglu afrohet drejt stolit për të pirë ujë, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të tij. Gattuso shkon te mesfushori turk dhe i thotë “sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!” një gjest tipik i ish-mesfushorit të Milan.


Previous Next