Jose Mourinho është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të së shtunës kundër Newcastle United.

Manchester United nesër (e shtunë) me fillim nga ora 18:30, do të takohet me Newcastle United, në një sfidë që mund të përcaktojë të ardhmen e trajnerit portugez. Pyetja e parë që Mourinho ka marrë në konferencën e sotme për shtyp, ka të bëjë me objektivat e Manchester United këtë sezon, e që portugezi ka gjetur një përgjigje interesante për gazetarin. Gazetari: Për çka është duke luftuar Manchester United? Mourinho: Për shumë arsye të ndryshme. Gazetari: Mund t’i thoni arsyet? Mourinho: Jo.

Previous Next