Steven Gerrardi ka shfaqur anën e tij agresive si trajner kur ndërpreu përgjigjen e lojtarit Jordan Rossiter në konferencën për media, për të dhënë një paralajmërim për ekipin e tij te Rangers.

Pas humbjes 1 me 0 nga Aberdeeni, Gerrardi kishte insistuar se do të transferonte lojtarë të rinj nëse ekipi i tanishëm dështon.


Kur Rossiter u përball me deklaratën e menaxherit në konferencën për media, Gerrardi shumë shpejt ndërhyri. Intervistuesi e pyet: “Jordan ju si lojtar, kur dëgjoni menaxherin që thotë: ‘nëse lojtarët që kemi nuk përmirësohen dhe dështojnë të shfaqin kualitetin, puna ime është që të gjej lojtarë që do ta bëjnë këtë’, çfarë efekti ka kjo tek ju si lojtar, a është gjë motivuese?”. “Mendoj se te çdo klub i madh…”, filloi Rossiter, para se Gerrardi të ndërhynte. “Unë i përgjigjem kësaj, është paralajmërim”, ka thënë Gerrard. “Kjo pyetje është për mua, jo për të [Rossiterin], ka qenë i lënduar për dy vjet”. “Te çdo klub i madh, pret që lojtarët e mëdhenj të dalin në skenë në momentet e mëdha. Nëse kjo nuk ndodhë, te çdo klub i madh, menaxheri dhe stafi gjen lojtarë më të mirë ose lojtarë që do ta bënin këtë”, ka paralajmëruar edhe një herë Gerrardi.


Previous Next