Yjet e Real Madrid janë duke kërkuar që pas shkarkimit të Julen Lopegetui-t në krye të skuadrës të rikthehet Zinedine Zidane.

Siç raporton Sport, “disa futbollistë problematikë të Realit” janë duke kërkuar rikthimin e trajnerit francez në krye të stolit, vetëm disa muaj prej largimit të tij.


Pavarësisht raportimeve se Antonio Conte mund të zë pozitën e trajnerit, futbollistet e Real parapëlqejnë që aty të zë vend prapë Zidane. Zidane fitoi tre tituj të Champions League me Real-in për 2 vjet e gjysmë sa e drejtoi skuadrën.

Previous Next