Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të thellë sot kundër Atletico Madridit. Gjermanët i kanë shënuar katër gola djemve të Diego Simeonës, duke i deklasuar madrilnët që sonte nuk ishin në elementin e tyre më të mirë për lojë.


Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore edhe në Ligën e Kampionëve. Sonte ata i kanë dhënë shkollë nënkampionëve të La Ligës dhe kampionëve të Europa Ligës duke e mposhtur me rezultat 4-0. Pjesa e parë e takimit në mes të Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid ishte shumë më e mirë për gjermanët të cilët e kontrolluan shumë mirë këtë pjesë. Pavarësisht këtij kontrollimi, me posedim ishin më të mirë mysafirët. Megjithatë, Dortmund arrin të parët që të kalojnë në epërsi në minutën e 38’të me një gol të bukur të Axel Ëitsell. Dortmund e vazhdoi serinë e mirë të golave edhe në pjesën e dytë. Pas disa sulmeve gjermanët shënuan me Raphael Guerreiro për ti dhënë epërsi komode kundër spanjollëve. Se në pjesën e dytë gjermanët ishin shumë më të mirë e tregon edhe fundi i ndeshjes ku ata shënuan edhe dy gola. Sancho shënoi golin e tretë në minutën e 84’të, kurse në minutën e 89 shënoi përsëri Guerreiro. Me këtë gol përfundoi edhe kjo ndeshje, me Dortmundin që pritet në Grupin A më 9 pikë. Në vendin e dytë është Atletico Madrid më 6 pikë, kurse dy vendet e fundit i ndajnë Club Brugge dhe Monaco.


Previous Next