Ashtu siç pritej edhe fitoi bindshëm Liverpooli me rezultat 4:0 në përballje me Cërvena Zvezdën e Beogradit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League në futboll.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me bashkëlojtarët e tij nuk e bënë hesap kampionin e Serbisë.


Skuadra nga Beogradi u turpërua në "Anfiled" nga nënkampioni i Evropës. Beogradasit e kishin kaçikun e vogël që të shtyhen me klubin me renome dhe me cilësi shumë më të lartë. Në minutën e 20-të, Roberto Firmino e nisi serinë e golave, ndërsa në fund të pjesës së parë (45') Xherdan Shaqiri bëri një veprim të jashtëzakonshëm dhe për bukuri asistoi deri të Mohamed Salah, i cili shtoi epërsinë në 2:0. Në minutën e 48-të Mane nxori një penallti, ndërsa Salah e konkretizoi dhe e thelloi epërsinë në 3:0. Në minutën e 77-të Mane pati rast ideal që të shënoi por dështoi nga penalltia, por tre minuta me vonë përmirësoi gabimin dhe realizoi për 4:0. Shaqiri me shokë bënë lojë të madhe, duke i dhënë leksion Cërvena Zvezdës. Shaqiri luajti me sukses të madh deri në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Llallana. Kjo është një fitore e madhe për djaloshin nga Kosova, sidomos ndaj një skuadre serbe, e cila pothuajse një kohë të gjatë u morën me të. Por Shaqiri me shokë në fushë ia dhanë përgjigjen e duhur serbëve, duke i kthyer kokulur për në Beograd.


Previous Next