Skuadra e Manchester Utd fitoi tri pikë të mëdha dhe që e mbajnë sa më afër katërshes së parë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” si vendas shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Evertonit, në ndeshjen e javës së 10-të të Premier League.


Në minutën e 27-të, Paul Pogba goditi nga penalltia, topi qëllon shtyllën por rikthehet sërish dhe e dërgon në rrjetë për 1:0. Në minutën e 49-të, Anthony Martial nga rreth 16 metra shënoi gol të bukur dhe e thelloi epërsinë në 2:0 te Manchester Utd. Futbollisti Gylfi Sigurdsson në minutën e 77-të e ngushton humbjen e Evertonit. Manchester Utd aktualisht renditet në vend të tetë me 17 pikë, ka dy më shumë se Evertoni një pozitë më poshtë.



Previous Next