Mediat tashmë kanë konfirmuar lajmin për humbjen e jetës së Vichai Srivaddhanaprabhas, pronarit të klubit Leicester City, që garon në Premier League, në aksidentin e tmerrshëm të rrëzimit të helikopterit.

Biznesmeni tajlandez humbi jetën në këtë aksiident, në moshën 60 vjeçare, kurse traagjedia merr përmasa edhe më të mëdha nëse konfirmohet lajmi se në aksident ka ndërruar jetë edhe djali i tij.


Srivaddhanaprabha e kishte blerë këtë klub më 2010 dhe e kishte shndërruar në një nga emrat më të respektueshëm në Premier League, duke shokuar Anglinë dhe Evropën në sezonin 2015/16 kur Leicester City u shpall kampion i këtij shteti.

Kur e kishte blerë klubin, Leicester City garonte në Ligën e që njihet si The Championship, gara e dytë për nga rangu në Angli dhe shuma e përgjithshme e blerjes ka qenë 40 milionë Funte. Transformimi i këtij klubi nga një anëtar i Championshipit, në kampion të Premier Leagues brenda gjashtë vjetëve, është një nga tregimet më interesante të kësaj dekade në sportin evropian, bën të ditur media, duke iu referuar statistikave zyrtare. Srivaddhanaprabha është themelues i kompanisë King Poëer International, që operon me një rrjet të fuqishëm të dyqaneve Duty Free. Firma e themeluar më 1989, i ka mundësuar për gati tri dekada, këtij biznesmeni të akumulojë pasuri në vlerë gati 5 miliardë Euro dhe ti bëjë atij një vend ndër 400 njerëzit më të pasur në listën e multi milionerëve që boton revista Forbes, transmeton media nga shkrimet e medieve të huaja për këtë biznesmen.


Srivaddhanaprabha ka qenë besimtar i devotshëm budist, njeri që shumë shpesh ka shkuar me helikopter në ndeshjet e klubit të tij dhe ka pasur marrëdhënie të veçante me lojtarët. Përveç futbollit, pasion e ka pasur edhe sportin e polos, bëjnë të ditur mediat angleze. Po ashtu, mediat e specializuara për futboll më herët kishin raportuar se Srivaddhanaprabha kishte blerë edhe klubin Leuven, që bën gara në rangun e dytë të futbollit në Belgjikë.

Previous Next