Inter e ka fituar derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, me rezultat minimal, 1-0.
Golin e vetëm në ndeshjen e shënoi, Mauro Icardi në minutën e 90’+2. Interi e dominoi ndeshjen për më shumë se 90’ minuta, duke u shpërblye në fund me golin që ia solli tri pikë. Pas javës së nëntë, Interi gjendet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Milani në të 12-të me 12 pikë.