Ish-mesfushori italian është pensionuar nga futbolli. Andrea Pirlo dikur lojtar i skuadrave Milan dhe Juventusit në një intervistë për Sky Sport Italia, ka zbuluar se shumë shpejtë do të jetë sërish në futboll në rolin e trajnerit.

Ai tregon që është në pritje të licencës ku më pas do të ketë të drejtën të marrë nën drejtim ndonjë klub.


“Kam përfunduar kursin e parë për trajner në verë dhe tani pres që të marr dhe licencën”, ka thënë Pirlo. “Është diçka që më tërheq, por nuk e di nëse do të jem i suksesshëm. Në të ardhmen them se do ta bëj këtë profesion”.

Previous Next