Marcello Lippi beson se Juventus është favorit që ta fitojë UEFA Champions League.

“Kurrë nuk lodheni së fituari trofe, por kemi disa të tilla që kur të vijnë në fund të karrierës dhe e krahasoni vetën më të tjerët, ju bëjnë krenar”, ka thënë Lippi për TMW.


Skuadra e tanishme e Juves është në krye të Serie A ku ka fituar Scudetton për shtatë herë me radhë dhe prin e qetë edhe në grupin e saj në Ligën e Kampionëve. “Cristiano Ronaldo është një bonus që i është shtuar skuadrës së Juventusit, por niveli në përgjithësi i skuadrës është shumë i lartë për momentin. Mendoj se ata janë favorit për Champions Leaguen po aq sa janë sivjet edhe Bayern Munich, Barcelona, Liverpool dhe PSG. Jam mësuar ta shoh Juven një hap prapa, por tani janë në të njëjtin nivel”. “Në Serie A, vetëm Napoli dhe Interi mund ti shkaktojnë atyre pak probleme, por në fund të ditës ata nuk do të jenë në gjendje që ta ndalin Juven për Scudetton e radhës”.

Previous Next