Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Labinot Harbuzi ishte parë disa herë në shoqërinë e legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic Pritjet për Harbuzin ishin shumë të Kështu, Në një intervistë të tij për Sportbladet më 2009, Zlatan kishte thënë se ai e shihte Harbuzin si të ardhmen e Kombëtares A të Suedisë. “Labinot Harbuzi. Mendoj që ai shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozita të ndryshme”. “Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, ka thënë Ibra për këtë gazetë. Por, duket se gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për Harbuzin, sidomos pas transferimit të tij në Turqi, me skuadrën Gençlerbirli?i, me të cilën skuadër ai humbi shumë si lojtar. Pas kësaj, në vitin 2016 luajti në Malajzi, që sipas gazetës, e kishte bërë pasi që paguhej shumë mirë. Pavarësisht kësaj, Harbuzi mbetet si lojtari i parë që ka shënuar në stadiumin e ri të Suedisë, Sëedbank Stadium.