Manchester City mbrëmë ka mposhtur Tottenhamin në udhëtim, me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Ryiad Mahrez, në minutën e gjashtë të takimit. Mahrez ka thënë se ky gol ishte dedikim për presidentin e ndjerë të Leicester, i cili ka ndërruar jetë pas aksidentit tragjjik që ndodhi dy net më herët.
Kujtojmë se helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha u rrëzua për tu përplasur në parkingun e stadiumit “King Power”. “Presidenti Vichai Srivaddhanaprabha ishte shumë i veçantë për mua. Kam kaluar katër vite e gjysmë në Leicester. Kam shumë kujtime për të. Ishte një njeri shumë i mirë”. “Kur shënova, ngrita gishtat lartë për t’i dedikuar golin. Ai bëri shumë për mua dhe Leicesterin” ka thënë Mahrez pas ndeshjes me Tottenham. Kujtojmë se Mahrez dhe Leicester ishin shpallur kampionë në Premierligë kur Srivaddhanaprabha ishte udhëheqës i klubit.