Mesfushori i Liverpool ka bërë të ditur se ai ka qenë shumë afër kalimit në Tottenham.
Gini Wijnaldum ka treguar për raportet e tij të mira me Pochettinon, para se të kalonte në Liverpool.
“Kisha biseda të mira me Pochettinon, por nuk arritëm ndonjë marrëveshje. Jo vetëm për fajin tim por as Newcastle nuk arriti marrëveshje me Tottenham” ka thënë Wijnaldum. “Kur bisedova me Jurgen, ai më bëri të ndihem shumë mirë. Ai më dha shumë vetëbesim sepse më tha se i pëlqente stili im i lojës” “Tri ditë pas takimit arritëm një marrëveshje me Liverpool. Është një nga klubet më të mëdhenj në botë. E doja këtë transferim dhe jam i lumtur” ka përfunduar holandezi. Gini e kishte nisur karrierën në Feynoord. Tash ai është një nga më të preferuarit në “Anfield”.