Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me Liverpoolin.

Mesfushori nga Kosova ka lënë gjurmë edhe në një ndeshje të Liverpoolit në Ligën Premier ndaj Cardiffit 4-1.


27-vjeçari shënoi golin e parë në kampionat dhe të parin në Anfield që pas transferimit nga Stoke City. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp tha se kishte shumë të vështirë ta linte Xherdanin në bankë pas paraqitjeve të mira. “Xherdani luajti katër ndeshje për gati 90 minutave, ndaj Huddersfield dhe Crvena Zvezdes si dhe dy ndeshje ndërkombëtare me Zvicrën”. “Ishte i përfshirë në dy gola që më bën shumë të lumtur dhe e kisha shumë të vështirë ta lija në bankë pasi ishte shumë mirë në ndeshje, por duhej ta bëja këtë”, tha Klopp. Gjermani tutje ka vazhduar duke lavdëruar futbollistin nga Kosova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës. “Të gjithë jemi të lumtur që e kemi Shaqirin këtu, ai është një njeri dhe lojtar fantastik”. “Shaq është një lojtar i mrekullueshëm, ai ka ardhur këtë verë tek ne dhe duket sikur luan që prej vitesh. Do të na ndihmojë shumë të shënojmë”, përfundoi Klopp. Pas 10 ndeshjeve në kampionatin anglez, Liverpooli vazhdon të kryesojë me 26 pikë të grumbulluara.


Previous Next