Valon Berishës nuk po i ndahet lajmet e këqija.
Pas performancës së shkëlqyer në këtë vikend ndaj parmës, ku Lazio fitoi 2-0, Valon Berisha përsëri ka pësuar lëndim. Sipas medieve në Itali, lëndimi nuk është serioz, mirëpo që mund të bëjë që ai ta humbet përballjen e Lazios në Evropa Ligë ndaj Marseilles. Valon Berisha u transferua në këtë verë nga Red Bull Slazburg tek skuadra italiane, por që nuk arriti të debutoj me kohë në Serie A për shkak të lëndimit.
