Drejtori i Milanit, Leonardo, ka thënë se rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit është i pamundur pasi ka thënë se sulmuesi i LA Galaxy ka qenë vetëm një mendim.

Ibrahimovici i ka shënuar 42 gola në Serie A për Milanin nga viti 2010 deri më 2012, para se të largohej për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit. “Ibra ka lidhje të ngushta me Milanin, të gjithë e dinë këtë”, tha Leonardo për Sky Sport Italia. “Nuk mund ta mohojmë që ka qenë thjeshtë një mendim kur erdhëm këtu në fillim, ai ka karakteristika të jashtëzakonshme, mirëpo tani është e pa mundur”. Suedezi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në MLS, pasi deri më tani i ka shënuar 20 gola për klubin e tij, edhe pse 37-vjeçar. Vazhdon te ketë spekulime se ai mund të huazohet te Milani nga janari deri në qershor, pasi liga amerikane ka pushim gjatë kësaj kohe.

Previous Next