Portieri danez është shokuar nga lajmi për humbjen e jetës së pronarit të klubit. Vichai Srivaddhanaprabha, ishte në bordin e helikopterit të tij që u përplas në tokë e më pas mori flakë në ambientet e jashtme të King Power Stadium.



E gjithë bota e futbollit është prekur nga ngjarja që ka ndodhur të shtunën dhe konfirmimi i mbrëmshëm i klubit se ishte pikërisht pronari i tyre ai që ka ndërruar jetë, ka bërë që të nisin mesazhet ngushëlluese edhe nga lojtarët. Ishte portieri Kaspet Schmeihel ai i cili shkroi një letër emocionuese për njeriun që ka bërë shumë për klubin e Leicester Cityt. “Nuk arrij ta besoj atë që pashë mbrëmjen e kaluar, jam i shkatërruar dhe zemërthyer. Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë domethënie keni ju për këtë klub dhe këtë qytet. Nuk kam takuar kurrë një njeri tjetër si ju. Ëndrrat e mia i bëre realitet.” “Na dhe të gjithëve shpresën që e pamundura mund të bëhej e mundur. Jo vetëm tifozëve tanë, por dhe atyre në të gjithë botën, në çdo sport. Kur më morët në vitin 2011, me thatë se brenda 6 vitesh do të luanim në Ligën e Kampionëve dhe se do të bënim gjëra të mëdha. Më inspiruat dhe unë ju besova. Pa ju dhe familjen tuaj, gjithçka që kemi arritur nuk do të kishe ndodhur. Më bëtë të jetoj gjëra që ndodhin vetëm në fantazi. Kthyet ëndrrat e mia në realitet”.


Previous Next