Kosova, sot me fillim nga ora 18:00, luan ndeshjen e saj të radhës, ndaj Ishujve Faroe. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupin 3 të Ligës D.
Kosova prinë në këtë grup me shtatë pikë, dy më shumë se ndjekësit e Azerbajxhan.
Ndeshja ndaj Ishujve Faroe do të jetë e rëndësishme, pasi në rast fitore, Kosova do ta ruante vendin e parë. Në skuadër do të ketë shumë mungesa; Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada e Elbasan Rashani (?) do të mungojnë për Challandes. Me gjithë këto mungesa, ky pritet të jetë formacioni startues për Kosovën: Portier: Samir Ujkani Mbrojtja: Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti Mesfusha: Shala, Halimi (Voca), Zeneli, Berisha (Avdijaj), Zhegrova Sulmues: Muriqi