Dështimi i Chelsea-t Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet para kohe në Stamford Bridge pasi AC Milan ka kërcënuar të prishë huazimin e tij.

Mesfushori francez iu bashkua gjigantëve të Serie A në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ai mund të rikthehet që në janar.


Ish-lojtari i Monaco-s, i cili i kushtoi 45 mln euro Chelsea-t kur mbërriti në verën e 2017-ës, do të ketë edhe gjashtë ndeshje në dispozicion për të treguar aftësitë e tij sipas Corriere dello Sport, pasi ka bërë vetëm katër paraqitje si zëvendësues deri tani. Trajneri i Milan Gennaro Gattuso thuhet të jetë shprehur se Bakayoko nuk ka maturinë e duhur për të luajtur në mesin e fushës. “Bakayoko duhet të mësojë si të fitojë topin,” është shprehur ai së fundmi. “Një javë nuk mjafton për të rregulluar defektet e lojtarit. Do të kisha dëshirë të trajnoja lojtarë me më shumë eksperiencë".

Previous Next