Zhvillime të reja, për sa i përket pankinës së Real Madrid.

Orët e fundit, në fakt, favoriti për të marrë vendin e Julen Lopetegui është bërë Santiago Solari. Drejtuesit e klubit janë mbledhur ditën e sotme, për të vendosur shkarkimin e ish-trajnerit të Spanjës dhe për të diskurtuar mbi profilin e timonierit të ri.


Dy opsione në origjinë: zgjidhja e brendshme, e përfaqësuar nga Santiago Solari që stërvit Real Madrid Castilla (skuadra B) dhe një e jashtme, që i përgjigjet emrin Antonio Conte. Klubi, për momentin, orientohet më shumë drejt zgjidhjes model “Zidane”, duke u përfaqësuar nga një trajner ose person i brendshëm, në krahasim me Conte që është më ekspert dhe pretendon garanci në merkato dhe sidomos investime në të ardhmen, për të nisur një projekt prestigjoz.

Por, fillimisht duhet zgjidhur çështja Lopetegui, duke qenë se ka kontratë edhe për dy vite të tjera dhe kështu bëhet shumë e vështirë. Ndoshta, shkarkimi do të vijë së shpejti, pasi të zgjidhet edhe ngërçi ekonomik. Ai ka stërvitur ekipin në Valdebebas, por mund të jetë dita e fundit si trajner. Sipas medieve iberike ai që nuk dëshiron Conte është Sergio Ramos dhe disa lojtarë të tjerë, duke qenë se italiani ka një personalitet të fortë dhe sidomos është pak “diktator”. Kjo mund të prishte disi ekuilibrat.


Previous Next