Të gjithë kundër VAR. Fundjava e kampionatit ka dhuruar më shumë se një episod të dyshimtë në Itali dhe Spanjë dhe as ndeshjet e Champions League nuk kanë fshirë kritikat e shumta në lidhje me përdorimin e teknologjisë në fushën e lojës.

Në Serinë A vazhdojnë diskutimet në lidhje me rastin e Chiesa-s, për penalltinë e fituar nga ky i fundit kundër Atalanta-s.


Në Spanjë, Atletico Madrid ka kërkuar një shpjegim në lidhje me vlerësimin e prekjeve të topit me dorë, duke parë se rastet e para kundër Real Madrid nuk janë konsideruar si faulle. Dhe pikërisht nga Spanja ka ardhur një zë shumë i rëndësishëm kundër VAR. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të papritur. Johan Cruyff mungon prej dy vitesh e gjysmë tashmë, por mësimet e tij janë gjithmonë të freskëta në zemrat e tifozëve dhe në metodat e punës të shumë trajnerëve. Kështu, edhe nga bota e përtejme, një mendim i tij në lidhje me VAR bën gjithmonë bujë. Ka qenë “AS” që e ka gjetur në një libër të shkruar nga Profeti i Golit në 2002-in e largët, kur ishin të pakët ata që mund të imagjinonin zbritjen në fushën e lojës të teknologjisë. Cruyff, siç dihet, ka qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve dhe ka dashur të gjykojë një mundësi, edhe pse e largët në kohë, që atij nuk i pëlqente aspak. Në vëllimin me titullin emblematik “Më pëlqen futbolli, por jo ky i stome”, ka një pjesë ku ish-legjenda e futbollit del hapur kundër VAR. “Nëse futbolli është një sport në lëvizje të vazhdueshme, nuk mund të vihet një telekamerë dhe t’i kërkosh të gjithëve të mos lëvizin, të shkosh para ekranit, të marrësh një vendim dhe më pas të thuash ‘mirë, tani mund të vazhdojmë’, siç bëhet në disa sporte amerikane.


Nuk mund të ndodhë. Nuk ka kuptim”. Imagjinoni se çfarë mund të thoshte sot Cruyff në lidhje me përdorimin e VAR. Por duhet thënë se partia anti-VAR ka gjetur një zëdhënës shumë të rëndësishëm.

Previous Next