Medhi Benatia ka thënë se ka vetëm një skuadër që mund të ndalë Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ ka regjistruar një start impresionues këtë sezon si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Për mbrojtësin maroken ka vetëm një ‘skuadër’ që mund të ndal Juventusin, dhe ajo është vetëm Juventusi.


“Në Ligën e Kampionëve është gjithmonë vështirë, ne u përballëm me një ekip të përgatitur fizikisht, por me golat tona gjithçka u bë e lehtë”, ka deklaruar Benatia. “Ne respektuam kundërshtarin tonë, luajmë agresivisht dhe nuk pranuam gol. Mos pranimi i golit të jep siguri”. “Kush mund të na ndalë neve? Vetëm vetja jonë”, ka vazhduar Benatia.

Previous Next