Florentino Perez do të diskutojë situatën e trajnerit të Real Madrid në orët e ardhshme me drejtuesit e tjerë të klubit dhe duket se Julen Lopetegui do të shkarkohet javën e ardhshme.
Pesë golat e pësuar në “Camp Nou” duket se i kanë vënë vulën aventurës së trajnerit spanjoll në drejtim të madrilenëve.
Ai, në fakt, pritet të zëvendësohet të hënën nëse italiani Antonio Conte do të jetë në dispozicion. Nëse jo, Santiago Solari do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Kupës së Mbretit që Real Madrid do të zhvillojë të mërkurën. Conte do të bëhet trajneri i Real Madrid pas të zgjidhë kontratën me Chelsea-in. Perez dhe bordi drejtues i klubit janë të bindur se nuk mund të vazhdojnë më përpara me Lopetegui dhe se duhet të ndërhyjnë menjëherë. Ata mendojnë se skuadrës i duhet një trajner me personalitet dhe besojnë se Antonio Conte është zgjedhja e duhur. Ndërkohë, sipas “Sport Mediaset”, Conte do të prezantohet nesër në orën 13:00.