Më herët “Marca” publikoi një shkrim që tregonte për fjalët e Iscos drejtuar Ronaldos.

Spanjolli mësohet të ketë thënë se nuk do të qajnë për Ronaldon, pasi portugezi nuk dëshiroi të qëndronte në Madird.


Portugezi u largua në drejtim të Torinos gjatë kësaj vere për shumën e 105 milionë eurove. Mungesa e tij po vërehet mjaft tek “Los Blancos” të cilët po regjistrojnë rezultate tejet të dobëta në ndeshjet e fundit. “Është në rregull. Nuk keni pse të qani. Unë nuk kam pse të flasë për klubet tjera” ka thënë CR7. Që nga ikja e Ronaldos, Real Madrid regjistron startin më të dobët në histori të klubit. Juventus në anën tjetër ka startin më të mirë në histori.

Previous Next