Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar shokët e skuadrës së tij se do të përballen me një ekip shumë të fortë të sonte mbrëma, kur Liverpool do luajë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

‘Të Kuqtë’ fituan ndeshjen e tyre të parë në grup kundër Paris Saint Germain dy javë më parë dhe Shaqiri beson se udhëtimi i tyre në Itali do të jetë po ashtu i vështirë.


Anësori zviceran ka luajtur në Stadio San Paolo kur ai ishte lojtar i Interit gjatë një periudhe të shkurtër në vitin 2015, dhe e di se sa e frikshme mund të jetë atmosfera në ‘arenën e gladiatorëve’. ”Është gjithmonë e veçantë të luash në Napoli”, tha ai për Evening Standard. “Me Interin atë kohë ishte një derbi i madh – ata e urrenin njëri-tjetrin”. ”Para ndeshjes, në autobus, vërehej se kanë tifozë të çmendur. Ata janë një ekip i mirë, ata kanë luajtur së bashku për shumë vite”. Shaqiri përpiqet të rezervohet në deklarata, duke shtuar: “Ne luajtëm kundër tyre në para-sezon dhe fituam 5-0, por kjo lojë do të jetë krejtësisht e ndryshme për të luajtur në stadiumin e tyre dhe për të marrë tre pikë”. ”Ata kanë shumë vite që luajnë së bashku tani, është e ngjashme me ekipin e Tottenham”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë të fitosh një ndeshje në Napoli”, u shpreh Shaqa.

Previous Next