Jurgen Klopp padyshim që është një nga lojtarët më të mirë të momentit. Gjermnai njihet për komunikim e mirë që ka me lojtarët e tij, në çdo skuadër që ka udhëhequr.

Por ndodh që Klopp edhe të nervozohet, sidomos ku skuadra e tij nuk luan siç duhet.


Së fundmi futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri e ka pranuar se paraqitja e Liverpoolit ndaj Huddersfieldid ishte e arsyeshme për trajnerin që të nervozohej me lojtarët. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mohamed Salah, pas asistimit të marrë nga Shaqiri. “Ai kërkon më të mirën nga ne dhe gjithmonë kërkon që ta japim 100-përqindëshin”, ka thënë ish-lojtari i Bayern Munichut. “Nëse ai sheh diçka qe nuk është 100-përiqnd normale, ai do të bërtas, dhe ashtu bëri. “Nuk ishte loja më e mirë, por ne i morëm tre pikët në fund”. Liverpooli ndeshet me Crvena Zvezdën të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Previous Next