Ylli i Paris Saint-Germainit dhe Francës ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë sipas Blaise Matuidit.
19-vjeçari është në mesin e 30 lojtarëve të nominuar për çmimin individual të vitit 2018, edhe pse sulmuesi nuk konsiderohet favorit për ta fituar.
“Ai është në mesin e të nominuarëve dhe mund ta fitojë. Ai ka treguar që është një lojtar i madh pavarësisht moshës së tij të re”, ka thënë mesfushori francez i Juventusit. “Çfarë bën ai në fushë është fantastike. Ne e shohim atë edhe në stërvitje, dhe jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me të”. “Mbappe ka gjithçka që ta fitojë Topin e Arë në të ardhmen”.