Italia ditën e sotme është përfshirë nga rrebeshe të vazhdueshme shiu, ku raportohet se në disa qytete ka patur edeh përmbytje.
Situata duke e rëndë edhe në Romë, ku si pasojë sfida e mbrëmjes së sotme mes Lacios dhe Interit rrezikon të shtyhet për shkak kushteve të vështira atmosferike në Romë.
Reshjet e shiut vijojnë në Romë duke detyruar aturitetet të mbyllin shkollat deri në normalizimin e situatës. Gjithsesi pritet që në orët e ardhshme të vendoset nëse do të zhvillohet apo jo sfida mes Lacios dhe Interit e planifikuar të fillojë në orën 20:30. Për momentin nuk ka një vendim zyrtar, por shenjat e motit nuk janë shumë optimiste.