Tri klubet e mëdha të Ligës Premier, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali janë njoftuar për disponueshmërinë e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sipas mediumit RAC1, gjigantët katalunas janë gati të ulin humbjet e tyre me sulmuesin anësor francez.
Barça shpenzoi plot 97 milionë funte për të nënshkruar me Dembele nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 dhe janë të gatshëm ta shesin tashmë. Kjo pasi 21-vjeçari nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe është përdorur kryesisht si një lojtar rezervë në Camp Nou. Sidoqoftë, Dembele nuk është as afër ta fitojë vendin e titullarit dhe një largim i tij duke i pashmangshëm. Është vetë Barcelona që ka njoftuar klubet angleze se Dembele është i gatshëm për tu transferuar. Sipas mediumit anglez The Sun, Chelsea, Liverpool dhe Arsenali thuhet se janë të interesuar ta nënshkruajnë me atë në janar. Çmimi i yllit francez mendohet se tani sillet rreth 70-80 milionë euro.