Trajneri nga Kosova, Ismet Munishi, është rikthyer sërish protagonist, teksa ka ironizuar Christian Panuccin.

44-vjeçari në një deklaratë për “Shqipëria.ch” ka treguar se është i gatshëm t’i paguaj Panuccit abonimin e televizorit për të ndjekur ndeshjet e Kategorisë Superiores.


“Do t’ia paguaj unë Panucit abonimin e televizorit, që ta shohë kampionatin shqiptar edhe në Itali. Ndërsa pjesa tjetër e stafit, nëse ka probleme sa i përket vështrimit të futbollistëve, mund t’i ndihmojë. Ka lojtarë fantastik nga kampionati shqiptar që e meritojnë ftesën, Trashi është njëri prej tyre”. “Sa i përket Lilës si kapiten, për mua është ide shumë e mirë. Andi është një luftëtar i madh dhe me përvojë për Shqipërinë, pasi ka përjetuar Beogradin, ndeshjen delikate ndaj Armenisë dhe Europianin e Francës”, u shpreh Munishi. Kujtojmë që 44-vjeçari shkakton gjithmonë polemika me deklaratat e tij teksa pak kohë më parë sulmoi edhe trajnerët shqiptarë që drejtonin në Kosovë.

Previous Next