Ish-mbrojtësi i skuadrës së Romës, Interit dhe Argjentinës, Nicolas Burdiso ka lajmëruar pensionimin nga futbolli.

Ai së fundmi luajti me Granadan në Spanjë e më pas ngeli pa skuadër. “Sot, 19 vjet pas debutimit tim, ka ardhur koha t’i jap fund aventurës sime si futbollist.


Faleminderit të gjithëve që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim: Zotit, familjes, bashkëlojtarëve, ekipeve, trajnerëve dhe mbi të gjitha, tifozëve. Jam krenar dhe i kënaqur, sepse kam bërë gjithçka që kam ëndërruar si fëmijë”, tha Nicolas Burdiso. Me kombëtaren e Argjentinës, Burdiso zhvilloi 49 ndeshje ndërkohë që për klubet ku luajti plot 551 të tilla si dhe 24 gola në total. Ndërsa sa i përket trofeve, ai fitoi katër herë kampionatin Italian me Interin, Kupën e Italisë dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2004.

Previous Next