Dëmet e shkaktuara në fushën e lojës së stadiumit kombëtar anglez ‘Wembley’ nga ndeshjet e NFL kanë bërë që UEFA të shpreh shqetësim drejt Tottenham.

UEFA do të inspektojë fushën e Wembley përpara se ta lejojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Tottenham kundër PSV Eindhoven që zhvillohet të martën.


Sipërfaqja e stadiumit kombëtar u la në një gjendje të keqe pasi Eagles dhe Jaguars luajtën një nga ndeshjet e NFL të dielën. Dëmtimet dhe shenjat e vijave ishin të dukshme kur Tottenhami humbi nga City vetëm 24 orë më vonë (1-0). Dhe organi qeverisës i futbollit evropian mbetet i shqetësuar, ku pas një jave zhvillohet ndeshja mes Tottenahm dhe PSV.

“UEFA po monitoron nga afër situatën në stadiumin Wembley dhe po punon së bashku me klubin, Shoqatën e Futbollit dhe menaxhmentin e stadiumit, për të garantuar kushte të sigurta për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve “. Fusha do të inspektohet të hënën. Se fusha ishe e dëmtuar tregon edhe fakti që Erik Lamela humbi një rast të jashtëzakonshëm. Një seri e ndeshjeve NFL janë zhvilluar aty, ku Eagles fituan ndeshjen përfundimtare. Tottenhami ende është pa stadium dhe pret që të mbarojë.


Previous Next