Ish-lojtari i Barcelonës, Thiago Alcántara, do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga katër deri në gjashtë javë.

Kjo, si rezultat i një lëndimi të pësuar në këmbën e djathtë.


Kjo gjë u raportua të mërkurën nga Bayern Munich, pas ekzaminimeve mjekësore. Thiago u dëmtua të martën, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Rödinghausen (divizioni i katërt). Niko Kovac, trajneri i tij, e kishte paralajmëruar të keqen, teksa pas deshjes tha: “Situata nuk duket e mirë, Thiago ka dhimbje të forta”. Bavarezët fituan 2-1 ndaj këtij rivali modest, ndërsa mesfushori spanjoll u largua nga fusha pas goditjes që mori në pjesën e dytë. Po ashtu, ai u largua nga stadiumi me paterica. Thiago ka qenë titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Kovac. Ai ka luajtur 14 nga 15 ndeshjet zyrtare. Humbja e tij është e treta afatgjatë për Bayern Munich, pas Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso.

Previous Next